Aktorja turke Gonca Vuslateri (Gonxhe) e njohur me rolin Shule në serialin “Nëna” është me origjinë shqiptare. Lajmi bëhet i ditur për INA nga një familje shqiptare në Bursa që e njeh familjen e Gonca Vuslateri.
Aktorja Gonca Vuslateri u lind më 2 shtator 1986 në Bursa, në një familje shqiptare, e cila ka qenë pjesë e eksodit të viteve të 1900-ta, thotë Burhan S, një afarist shqiptar për INA, i cili thotë se familja e saj ka ardhur nga një vendbanim i Kosovës.
Por Gonca është një personalitet tashmë i njohur në skenën e filmit turk dhe përveç aktrimit merret edhe me skenare, kolumna dhe udhëheqëse e programeve në radio, por këtë e ka bërë më herët.Ajo kurrë nuk ka folur për origjinën e saj, ndërsa rrjedh prej një familje ushtarakësh, pasi që babai i saj ishte oficer.
Gonca Vuslateri, ka studiuar në departamentin e teatrit të Qendrës së Arteve “Müjdat Gezen” ku edhe përfundoi studimet.31 vjeçarja në jetën e përditshme njihet si një grua elegante dhe me stil, për dallim nga seriali ku është brenda rolit të një gruaje provinciale. Ajo është e martuar me Edip Burak Ertogan.
Në serialin “Nëna”, njihet si një ndër aktoret më të mira në Turqi. Ajo gjithashtu është shpërblyer me çmimin si aktorja më e mirë e komendisë “Botë e rrejshme”. “Shule” në serial njihet si një grua jo e kujdeshme dhe që ka një jetë të shfrenuar, gjithmonë duke u detyruar nga bashkëshorti i dytë. Ajo në serial është nëna e aktorës së ëmbël “Melek” me të cilën nuk ka raporte si nëna me bijën.
(INA)Por në jetën reale, Shule duket një grua shumë tërheqsëse dhe pozitive. Ajo është 31 vjeç, ka luajtur në shumë seriale dhe filma dhe ka pasur një karrierë të suksesshme.Së fundmi, aktorja ka realizuar disa foto artistike, ku shfaqet mjaft e bukur dhe ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim në serial.