Нabit këngëtarja e njohur me deklaratën: “Nuk ka aѕgjë të keqe, u jap ndonjë ѕhuplakë fëmijëve”

Këngëtarja e njohur Kelly Clarkson ka folur për mënyrën se si i disiplinon fëmijët e saj, Ylli i American Idol pranoi se ka përdorur edhe ndonjë shuplakë. Ajo tha se prindërimin e vajzës River Rose, tetë vjeç dhe djalit Remington, gjashtë vjeç, e ndan me ish-burrin e saj Brandon Blackstock, nga i cili u nda në vitin 2020.

Kelly, e cila së fundmi u nderua me një yll në “Hollywood Walk of Fame”, foli për mënyrën se si i disiplinon dy fëmijët e saj. Ajo shpjegoi se si prindërit e kishin goditur atë gjatë fëmijërisë së saj. “Prindërit e mi më kanë dhënë shuplaka dhe unë jam mirë dhe s’ka asgjë të keqe për këtë, ndaj e praktikoj.

Është pak problem kur je në publik, sepse njerëzit mendojnë se është e gabuar, por unë nuk shoh asgjë të keqe te një goditje”, u shpreh Clarkson duke shtuar më tej: “Unë e paralajmëroj dhe i them ‘Hej, do të të godas nëse nuk ndalon”.