Analisti dhe publicisti, Shkëlzen Gashi ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk do ta rrëzojë veten, pasi shprehet se më nuk do të mund t’i marrë 50.28 për qind të votave sikur në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Sipas tij, opozita nuk mund ta rrëzojë Kurtin nga pushteti, por vetëm ndërkombëtarët mund ta bëjnë një gjë të tillë.
Ai thotë se kjo mund të arrihet nëse ka mos-pajtime lidhur me marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.
“Jo nuk e rrëzon qeverinë Kurti se është gabim mendoj unë, tu e pasur parasysh Hashim Thaçin. Albini s’e rrëzon Qeverinë. Opozita s’mundet, vetëm faktori ndërkombëtar mundet ta rrëzojë nëse ka mos-pajtim për marrëveshje me Serbinë. Shkon deri në fund dhe nuk e rrëzon qeverinë se këtë rezultat nuk e merr më 50.28 për qind”, shtoi ai.
Mes tjerash, Gashi tha se Kurti e ka vërejtur që një pjesë e qytetarëve që e kanë mbështetur atë janë të pakënaqur me qeverisjen e tij.