Profesori Sadri Ramabaja ka treguar se çfarë ka biseduar me tashmë ish-ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi për gjendjen nëpër klinikat e QKUK’së.
Ramabaja në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se Latifi u detyrua të shkojë vetë e t’i shikojë gjenndjet nëpër klinikat e QKUK’së, pasi thotë se mori raporte dezinformuese nga drejtorët e klinikave.
Ai thotë se Latifi ka gjetur barna të fshehura e me afate të skaduara nëpër podrumet e klinikave.
“Latifi më ka thënë shprehimisht në biseda shoqërorë: Kam pasur rregullisht raporte dezinformata për gjendjet në klinika dhe është detyruar të shkojë atje dhe të ndërhyjë dhe gjen barna të fshehura, gjen medikamente të skaduara që ishin nëpër ato podrume. Ai ka pa skandale të mjaftueshme, por vetëm pasi ka marrë sinjale prej qytetarëve, por jo prej drejtorëve.
Kam përshtypjen që doktor Latifi nuk ka komunikuar sa duhet e si duhet me Komitetin, këtu ndoshta është arsyeja themelore që nuk ka funksionuar si duhet”, tha Ramabaja.