Gazetari Xhevdet Pozhari, është shprehur kritik ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, lidhur me deklaratat për grevën në arsim.
Ai ka publikuar një video dhe një deklaratë të Abdixhikut, të vitit 2015, në të cilën i pari i LDK-së i kishte quajtur mësuesit e profesorët “të paditur”, përcjell Bota sot.
“Nëse takohesh me veten sy me sy, a kemi mu puthë, a kemi mu pshty?”, ka shkruar Pozhari sipër postimit në Facebook.
Abdixhiku së fundmi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, pas deklaratave nga zyrtarë të Qeverisë se punëtorët e sektorit publik që kanë mbajtur grevë nuk do të marrin pagat e muajit shtator.
“Mashtrimi popullist s’duket ndryshe. Dje ishte shfrytëzues i kauzave të tyre, sot është bërë dënues kolektiv në mes të krizave”, ka thënë ai.
Abdixhiku ka paralajmëruar se do të detyrojë pushtetin t’i ekzekutojë këto paga.
“S’ka forcë që ju merr të drejtën mbi to; merreni këtë si zotim publik timin dhe të LDK-së. Deri atëherë, ne do të bëjmë çdo përpjekje të mundshme, të detyrojmë pushtetin mashtrues të ekzekutojë pagesat”, ka theksuar ai.