Mirena: E poshtëruan, e lanë në lloq Rifat Latifin, le ta harrojë Kurti që i vjen më dikush në qeveri

Opinionisti Ilir Mirena ka thënë se pas dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi qeverisë së VV-së nuk do t’i bashkohet asnjë njeri me integritet moral dhe profesional.

Mirena ka thënë se Latifi u la në baltë nga Kurti dhe qeverisja e tij.

“Është llogaritur në sjelljen e trurit nga jashtë, por që vjen dikush me hy në qeveri të Kurtit, le ta harron VV. Rasti i Rifat Latifit… u djeg, u la në lloq, u poshtërua”, tha Mirena në Pressing të T7.
Sipas Mirenës, Latifit iu krijuan rrethanat për ta dhënë dorëheqjen, duke përmendur edhe ngritjen e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, prijës i të cilit u vendos vetë Kurti.

“U kriju komisioni për shëndetësi… u krijuan rrethanat që ky të japë dorëheqje. Nuk e shkaktoi ai. Sot s’e ke asnjë fjalë të qeverisë për dorëheqjen e tij. Nuk është pak një ministër me t’u largu dhe me injoru komplet. Kjo është e papërgjegjshme. E kanë lënë në baltë”, ka thënë Mirena.

“Nuk ka më njeri me integritet moral dhe profesional që hyn më në këtë qeveri”, ka përfunduar ai. /GazetaExpress