




Lajmi për deponimin e aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës në maj të këtij viti u përcoll me shumë interes kudo. Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, momentin e aplikimit e pati konsideruar hapjen e një kapitulli të ri për Kosovën.
“Sot hapet një kapitull i ri për Kosovës në KiE, sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë e cila do të kalojë nëpër instanca të ndryshme të Këshillit të Evropës, Asamblesë Parlamentare dhe në fund edhe të Këshillit Ministror. Kosova e meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës”, pati deklaruar Gërvalla.





Por nga 12 maji i 2022 kur u deponua dosja e aplikimit, asgjë nuk ka lëvizur në Këshillin e Evropës në Strarburg.
Gazeta 10 mëson eksluzivisht se “tema e aplikimit të Kosovës në KiE nuk ka hyrë deri më tani në asnjë agjendë zyrtare të takimeve pos atyre bisedave nëpër korridoret diplomatike’.
Shpresat e Kosovës ishin ngritur për mundësinë e futjes në agjendën zyrtare të takimeve të zëvendësve të Këshillit të Ministrave me 5 tetor 2022, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.