Jo vetëm tre pikë, Ballkani pasurohet edhe më shumë pas fitores ndaj Sivasspor

Ballkani ka marrë fitoren e parë në grupet e Ligës së Konferencës, teksa ka mposhtur skuadrën turke Sivasspor me rezultat 3-4.

Ishte kjo ndeshja e tretë në Grupin G për suharekasit që kanë tanimë një fitore, një barazim dhe një humbje.

Pasi arriti me plot sukses të kaloj fazën e kualifikimeve, Ballkani arriti në grupe dhe deri në grupe arkëtoi hiq më pak se katër milionë euro.

Por çdo sukses në fazën e grupeve i jep skuadrën një shpërblim shumë të mirë nga UEFA.

Ballkani

Qysh në ndeshjen e parë kur barazuan ndaj CFR Cluj, Ballkani fitoi 166 mijë euro.

E me fitoren e sotme, suharekasit do të marrin hiq më pak se 500 mijë euro nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA.

Deri më tani shuma që Ballkani ka fituar sillet rreth pesë milionë euro, pa përfshirë shitjen e biletave apo të ardhurat nga shitja e drejtave televizive.

Gjithsesi suharekasit tani që kanë gjasa reale për të kaluar Grupin mund të fitojë edhe më shumë.

Në rast se kampioni në fuqi i Kosovës kalon grupin nga pozita e parë atëherë do të fitojë 650 mijë euro të tjera, ndërsa në rast se kalojnë nga pozita e dytë atëherë në arkat e tyre shkojnë 325 euro. /Telegrafi/