Analisti i politikës, Dardan Islami, ka bërë një krahasim mes kryeministrash të Kosovës gjatë viteve. Ai ka krahasuar, ish-kryeministrin Hashim Thaçi, ish-kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeministrin Albin Kurti për punët që kanë bërë dhe rezultatin që e kanë pasur në zgjedhje.
Sipas tij, kur Thaçi kishte fituar 32 për qind kishte shpallur pavarësinë, teksa Haradinaj me 12 për qind kishte formuar ushtrinë, ndërkaq, Kurti me 51 për qind nuk ka bërë asgjë.
“Hashimi me 32% ta ka shpall shtetin, Ramushi me 12% e ka bo ushtrine, Albini me 51% sen!”, ka shkruar ai. Kujtojmë se Islami ishte kandidat për deputet si pjesë e listës së AAK-së.