Fati i Ervis Martinajt ende nuk është zbardhur teksa sipas raportimeve zyrtare vijon ende të hetohet.
Deri më tani as prokuroria dhe as policia nuk dinë ose nuk duan të thonë diçka mbi jetën e Ervis Martinajt, i njohur ndryshe edhe si “Mbreti i basteve”.
Ndërkohë që nuk dihet asgjë mbi fatin e Martinajt, vazhdimisht në media qarkullojnë foto të reja të tijat, të cilat nuk dihet nëse janë të tanishme ose të mëparshme.
Fotoja e fundit ka të bëjë me një moment kur ai ndodhet në plazh dhe kë bërë një “selfie”. Nga xhami i syzeve duket se bëhet fjalë për një plazh në jug të vendit, ndërsa pas tij ndodhet një person tjetër, në rolin e badigardit.
Në momentin e zhdukjes, Martinaj kërkohej nga policia, por më shumë nga kundërshtarët e tij, të cilët më parë i kishin “p rerë” krahët duke i v rarë shokët dhe të afërmit. Më i fundit ishte Brilant Martinaj që u e kzekutua në korrik 2022 në Fushë Krujë bashkë me dy shokë të tjerë.
Kujtojmë se Martinaj u zhduk në 9 gusht dhe tashmë po bëhen dy muaj që nuk dihet asgjë mbi fatin e tij.