




Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot ish-kryeministrin Isa Mustafa, për kryeshëndoshë.
Ish-kreut i Lidhjes Demokatike dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, i ka vdekur vëllai.





Haradinaj ka njoftuar sot se ka shkuar te Mustafa për t’i shprehur ngushëllime atij dhe familjes së tij.
“Familjen Mustafa dhe ish kryeministrin Isa Mustafa, i ngushëllova sot pas vdekjes së vëllait, Ragipit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Express/