Figura të reja e të vjetra të Partisë Demokratike të Kosovës janë takuar dhe kanë gosti.
Arsye e kësaj feste është ditëlindja e deputetit Elmi Reçica.
Megjithatë, në mesin e tyre është parë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Indeksonline raporton se takimi i Haradinajt me anëtarët e PDK-së ka qenë i rastësishëm, dhe se i njëjti ka shfrytëzuar këtë për të përshëndetur të pranishmit.