Vajza e dëshmorit lë Kosovën: Babë, gjysh e xhaxhë që dhatë jetën, më falni që po e lë Kosovën

Vajza e dëshmorit të luftës, Erza Shehu nga Krusha e Vogël, që në luftë ka humbur përveҫ babait, edhe gjyshin e axhin e saj, ndërsa në familjen e ngushtë gjithsej 39 anëtarë.

Ajo ka marrë një vendim, për tu larguar nga Kosova. Për të vazhduar punësimin e shkollimin jashtë Kosovës, në rrugë drejtë Gjermanisë.

Andja Erza, përmes Facebook-ut ka treguar këtë vendim të saj.

Lexoni shkrimin e saj të plotë:

Unë bija jote , Kosovë!

I doja ëndrrat tek ti!

Në vendin ku i dhashë të gjithë, babin, gjyshin, axhin tashmë po rinisë një fillim të ri në gurbet , shkollim e punësim në vend të huaj!

E di është shumë vështirë kur e dinë se në atë tokë, në atë vend u flijuan baballarët tonë. Tashmë plot 23 vite përderisa shohim ankesat e politikanëve për pagat e tyre maksimale, shumë nëna kanë jetuar dhe jetojnë tash e 23 vite me paga aq të ulta, saqë nuk jemi në gjendje ne si fëmijë të martirëve të shkollohemi apo të kemi një punë të sigurt nga pakujdesia e shtetit!

U shkolluam me shumë mund, besa u nënshtruam edhe nga sektori privat vetëm e vetëm që të arrijmë dicka!

Andaj Babë , Gjysh , Xhaxh më falni që po e lë Kosovën …

Ҫdo gjurmë e juaja sa të jem gjallë asnjëherë s’do të harrohet ! 💔

Kosovë na falë, na u shujtën ëndrrat!

Erza Shehu

05.10.2022