Lamborghini më së miri njihet për veturat sportive, por edhe për disa produkte tjera.
Si shumë prodhues tjerë të veturave, Lamborghini ka edhe biznese tjera, madje prodhon mjaltë që megjithatë nuk është i qasshëm në markete, transmeton Telegrafi.
Lamborghini në parkun e saj qysh nga viti 2016 ka vendosur koshere me rreth 600 mijë bletë.
Çdo vit kjo kompania prodhon 430 kilogramë mjaltë, që më pas paketohet dhe u shpërndahet punonjësve të kompanisë me rastin e festës së Krishtlindjes.
Diçka të ngjashme bëjnë edhe në Porsche. Kompania gjermane posedonte koshere me 1.5 milionë bletë, e gjatë vitit të parë prodhoi 400 kilogramë mjaltë.
Sasia totale e mjaltit është shitur për pak ditë, kurse Porsche filloi të rrit numrin e bletëve në rreth 3 milionë dhe brenda vitit prodhon mbi gjysmë tonelate mjaltë.
Lamborghini ka në pronësi një termocentral të madh fotovoltaik në Sant’ Agata Bolognese, që aktualisht është më i madhi në rajonin italian Emilia Romagna.