Njëri nga deputetët më kritikë për Lëvizjen Vetëvendosje, është Fatmir Humolli. Megjithëse nuk është i anëtarësuar në Vetëvendosje, kritikat e deputetit shkaktuan mjaft bujë me publikun e mësuar që deputetët e Kurtit t’i rrinin gatitu atij. Në një intervistë për gazetën Nacionale, Humolli ka paralajmëruar se nëse nuk ka ndonjë ndryshim në qeverisje, së shpejti do të votojë pro rrëzimit të qeverisë.
Në këtë intervistë, deputeti Fatmir Humolli ka theksuar se pasi që të bëhen dy vjet Qeveri Kurti II (23 mars 2023), ai do të kalojë si deputet i pavarur.
“Ta shohim a do të reflektojë, nëse nuk reflekton, nuk jam pjesë e kësaj qeverie, jam pjesë e misionit. Nëse të gjithë e lëshojnë rrugën nga misioni, unë jam pjesë për ta realizuar atë mision. Pas dy vitesh po, do të votojë për mocion për ta rrëzuar qeverinë. Pas dy viteve në pushtet, nuk do të jem pjesë e grupit parlamentar të VV-së, do të jem i pavarur, dhe do të shoh se kush është i interesuar të bashkëpunojë me mu për atë që iu kemi premtuar qytetarëve”, ka thënë Humolli.
Megjithatë, Humolli ka një tjetër paralajmërim. Nëse qeveria nuk i fut veteranët në rritjen e pagës minimale, rrugët e tij me Vetëvendosje ndahen menjëherë.
“Unë kam dhënë afat 2 vite, por në momentin që bëhet kjo me veteranët, përfundon bashkëpunimi me Vetëvendosjen. Nuk kam çka diskutoj më, kur atakohet vlera e luftës”, ka deklaruar më tutje deputeti Humolli.
Ai ka thënë se në takime që ka pasur me kryeministrin Kurti para zgjedhjeve, kishte marrë disa premtime nga ai rreth disa temave, por që nuk janë zbatuar.
“Nuk i ka mbajtë fjalët në raport me mu, e kur nuk e mban fjalën në raport me mu, nuk e bën as me qytetarët tjerë. Duhet me u taku unë sërish me Albinin. Kem pas takime por për shkak të agjendës së ngjeshur, jam i bindur që kurdo që kërkoj takim e pranon, por jo veç me thënë e takova, por për të ndërtuar raporte çka punojmë, jo për kafe. Kam shokë tjerë për kafe që pi çdo ditë,” – theksoi Fatmir Humolli për Nacionalen.
Ai ka bërë të ditur se nuk merr as pjesë në takimet e grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
“Pasi e kam parë që grupi parlamentar, e kam thënë atë që kam pas nevojë me thënë, e shoh të panevojshme. Kam hyrë në listë duke diskutuar me Albin Kurtin, jo me deputetët e tjerë,” – theksoi Humolli.
Duke folur për ministrin e Financave, Hekuran Murati, deputeti i Vetëvendosjes ka kërkuar dorëheqjen e tij. Ka komentuar edhe postimet e Muratit kur i krahasonte ushtarwt e UÇK-sw me mercenarw.
“Minimale duhet të jetë dorëheqja e ministrit, për arsye se këto skandale në kuptimin politik është duke i shkaktuar ministri i financave, na ka bërë problem me çështjen e veteranëve, duke fol për dhjetëra miliona euro, e nuk e ka vlerësuar përgjegjësinë që janë humbur 160 milionë euro të Trustit”
“Ai që është i ofenduar cka ka më ofendu, ajo kategori e luftës, ajo kategori që e ofendon luftën, më së pari nuk është njeri”
Ai ka komentuar edhe deklaratat e dikurshme tw Donika Gërvallës për dosjet në Gjykatwn Speciale.
“Si rezultat i kësaj lufte të brendshme të panevojshme është edhe ndërtimi i zonjës Gërvalla. Është ndërtuar me një frymë të LDK-së e Rugovës në perëndim. Nuk i ka parë brenda asnjëherë. Është rrit jashtë. Në Tiranë u rrit, pastaj e ka sha shtetin shqiptar. Ramush Haradinaj brigadës së parë ia ka lënë emrin Jusuf Gërvalla, kjo e ka sha Ramush Haradinajn”, deklaroi Humolli pwr Nacionalen.
Humolli komentoi edhe videon e fundit të cilën e publikoi VV-ja, e ku Hashim Thaçi e Kadri Veseli quheshin shkatërrues të shtetit.
“Me atë logjikë e kanë fituar, dhe ende kujtojnë që ka vend ajo. Është sjellje jo e përgjegjshme, është në funksion të krijimit të acarimit të gjendjes, të jesh i bindur që ai që i ka pasur 10 vjet në vitin 1999, e mban mend Thacin veç me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ne e kemi kriitku Thacin kur disa të VV-së kanë qenë në banka të shkollës”,deklaroi Fatmir Humolli.