




Opinionisti Dukagjin Gorani ka thënë se sindikatat nuk ia dolën që të korrin rezultatet e synuara me grevën njëmujore.
Ai ka thënë se grevistët duke kërkuar nga 100 euro rritje në pagat e tyre, ata i humbën nga 500 të tjera.





“Kjo me sindikatën e grevën po ma çon mallin shkoj m’i marr brinat e i lanë veshtë. Këta shkuan për rritje simbolike të pagës prej 100 euro, e i humbën nga 500”, ka thënë Gorani në Pressing të T7.
Gorani ka kritikuar sindikatat si dhe qeverinë, për siç ka thënë ai, veprime për të joshur pëlqyeshmërinë e publikut dhe jo për të çuar përpara detyrat e tyre.





“Sindikata s’e ka pasur të qartë për çështje të komplikume qysh janë grevat, e qeveria s’e ka pasur të qartë si ka me iu qasë e çfarë vendime ka me marrë. Këta dy subjekte kanë vepruar duke iu përshtatur pëlqyeshmërisë së publikut. U shihke që asnjëri prej tyre s’e kishte të qartë që kanë mandat për t’i çuar proceset përpara, e jo me i këqyrë reagimet në Facebook”, ka thënë Gorani në T7.
Gorani ka vlerësuar se përplasja mes Qeverisë dhe sindikatave mbetet e paqartë dhe sipas tij, nuk dihet më se çfarë sjell as e nesërmja. /GazetaExpress