Anëtari i Kryesisë së PDK-së Betim Gjoshi, ka folur për videon e publikuar dje nga VV’ja ku sulmohen personat që në vitet e kaluara kanë qenë në pushtet.
Gjoshi në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 e vlerësoi këtë video si të gërditshme.
Sipas tij, kjo video i ngjante rastit të Martinoviqit, pra thotë është një lloj inskenimi për ta mbuluar paaftësinë dhe keqqeverisjen.
“Ishte e gërditshme dhe i ka irritu të gjithë qytetarët e Kosovës. Kjo video i ngjante rastit të Martinoviq, një far lloj inskenimi për me mbulu paaftësinë dhe keqqeverisjen. Pasnesër Kurti i bën 3 vjet që e ka fitu pushtetin dhe për asnjë punë smundemi m’i thonë puna e marë.
Që tri vite nuk ja ka nis punës, është kryeministri më i paaftë, pra e ka bërë me harru edhe Bajram Kosumin që u konsideru kryeministri më i dobët në qeverisje. Përderisa kryeministrat përreth marrin masa për zbutjen e inflacionit, me iu nejtë afër qytetarëve, ne ende nuk e kem asnjë projekt”, tha ai.
Në këtë video u përmenden edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli, e për këtë Ghoshi thotë se Kurti nuk mundet as t’i zvogëlojë ata, e as t’i rrisë.
“Sa i përket Thacit e Veselit, Kurti asnjëherë nuk mundet as me i zvoglu e as me i rrit. Pra, përkundër që 35 vite është sill nëpër politikë,asnjëherë nuk ia ka qëllu dhe asnjëherë nuk e ka bërë punë të mirë për këtë shtet.
Emri i tij në histori nuk mbahet mend për asgjë vetëm për veprime antishtetërore, rrugaqllëk, për dëmtim të institucioneve e të imazhit të Kosovës”, tha ai.