




Opinionisti Valon Syla ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka komentuar videon e postuar nga Lëvizja Vetëvendosje ku “fajësohen” ish-pushtetarët në Kosovë për gjendjen në vend.
Ai është shprehur se edhe pas 2 viteve në Qeveri, VV po ankohet që ish-pushtetarët nuk po i lënë të punojnë.
“Çonu more qitni rrogat, bleni rrymë se ka me na mbulu terri e kemi me u mërrdhi”, ka shkruar Syla.
Syla ka qenë i ashpër në gjuhë ndaj VV-së, duke i quajtur “rrenca” e “llaskuca”, ndërsa i ka bërë thirrje të rregullojnë ndonjë punë në Kosovë.
Ky është postimi i tij:





Kqyri këta manjakat e VV’së. 2 vjet Qeveri, hala kishe ata në Hagë spe lojnë me punu.
Çunu more qitni rrogat, bleni rrymë se ka me na mbulu terri e kemi me u mërrdhi…
Dikur edhe ju kanë besu. Por tash, shtëpijat në Marigonë e dhondurët në burg si Luburni… e Mimoza Kusari njesoj si në atë kohë për privatizime që gjatë protestave e gjujshit me bagla, sot e njejta Mimizë në emër të VV’së i ndal rrogat e arsimtarëve, sindikatave…
Juve ju provun në Prishtinë 8 vjet. Edhe 2 vjet në Qeveri. Çunu ndreqne naj punë, edhe shtini hajnat në burg e leni kopallat se as familja e ngushtë mo spo ju beson.
Kam thënë që ju jeni Rrenca edhe Llaskuca. Por bindeni edhe ju, kur djegeni.
Nginu VV qitash.
#albanologji #vv #kopalla.