




Ish deputeti i VV-së, Florin Krasniqi ka hedhur akuza të rënda ndaj Vetëvendosjes.
Ai në “DPT te Fidani” ka thënë se pushteti i VV-së “nuk është i dëmshëm, është i rrezikshëm”.





“Edhe tash e shoh se kjo forma e re e qeverisjes së Vetëvendosjes është e rrezikshme për Kosovën. Unë e di që shumica e njerëzve nuk pajtohen me mua, e kuptoj. I kam kuptu edhe kur kam hy me përkrah UÇK-në, shumica e njerëzve nuk janë pajtu me mu, shumica absolute. Por une e kam ditë, e kam ndjerë në zemrën teme, në qenien teme që kam pasur të drejtë, edhe tash e ndjej se pushteti i Vetëvendosjes, për të cilin unë kam kontribu aq shumë, nuk është i dëmshëm për Kosovën, është i rrezikshëm për Kosovën dhe ky duhet me u ndalë sa më shpejtë që të jetë e mundur. Jo mu ndalë me metoda fashiste, me të cilat VV ka ardhur në pushtet, por me metoda demokratike”, tha Krasniqi.