Analisti Halil Matoshi, ka reaguar ndaj publikimit të video-s nga Lëvizja Vetëvendosje në të cilën flitej “zi e terr” për partitë politike në vend dhe ish-liderët e Kosovës.
Kjo video sipas Matoshit është i sponsorizuar nga idetë e projektuara në Beograd e Nish, si dhe e financuar me taksat e qytetarëve të Kosovës.
Sipas Matoshit, në të u përdor doktrina e Beogradit “Të binden kosovarët se gjatë 20 –jetëve kishte veç shkatërrim”.
Postimi i plotë:
Doktrina e Beogradit: Të bindën kosovarët se gjatë 20-vjetëve kishte veç shkatërrim
1. Milicitë sekrete serbe dhe ruse e kanë promovu ndër shqiptarë tezën se Kosova shtet âsht e pajetueshme, me elita zhvatëse e kriminale, thjesht shtet i dështuem.
2. Spoti i Lëvizjës Vetëvendosje sot, âsht i sponsorizuem nga idetë e projektueme në Beograd e Nish dhe e finansueme me taksat e qytetarëve kosovarë!./