Frashër Krasniqi: Në Kosovë po instalohet mendësi totalitare dhe diktatoriale

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, përmes një video-adresimi në Facebook, ka thënë se Qeveria Kurti po instalon mendësi diktatoriale dhe totalitare në Kosovë.

Krasniqi konsideron kështu për shkak të “përplasjeve” të sindikalistëve dhe qeverisë ku këtë të fundit nuk i kanë ekzekutuar pagat mësimdhënësve për muajin shtator për shkak të grevës.

“Nëse doni me pa se çfarë mendësie totalitare dhe diktatoriale është ka instalohet në Kosovë prej qeverisë Kurti, veç përcjellini çështjen e grevës. Nuk lanë fillimisht sen pa iu thanë mësimdhënësve për grevë; ju jeni me Serbinë, juve iu ka pagu Pronto, ju jeni analfabeta.

Krejt lakejt i qiti Albin Kurti me i sha mësidhënësit, krejt milionerat që janë përreth Albin Kurtit u quan iu thojshin mësimdhënësve punoni ju edhe pa pare, keni punu edhe pa apre, punoni hala . Kur në fund mësidhënësit vendosen me hjek dorë nga greva dhe me e fillu mësimin; a jo s’mjafton tash, kemi me u hakmarrë tash ndaj juve, nuk kemi me ua qitë pagat”, thotë Krasniqi.

Tutje, ai i kujton VV-së premtimet e tyre në alternativën qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje ku premtohej se do ta bëjnë me ligj një organizim të ri sindikal.

“A kqyrni vetë Vetëvendosje në alternativen e saj qeverisëse me të cilën ka ardhur në pushtet çka thotë: Thotë se do të bëjmë një ligj të ri për organizimin sindikal ku do ta bëjmë vepër penale me i kërcënu grevistat edhe sindikalistat me dënim nëse hyn në grevë; pra do ta bëjmë vepër penale kushdo që jau ndal pagat ose i kërcënon sindikalistët”, ka thënë ndër tjerash Krasniqi.