Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi ka akuzuar ashpër qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.
Krasniqi e ka kritikuar Kurtin për distancë në marrëdhënie me SHBA-në, ndërkohë që sipas tij, përpiqet të mbajë raporte më të afërte me Bashkimin Evropian.
Ai ka treguar edhe arsyet se përse Kurti po mban këtë qasje.
“Albin Kurti do me shku me Evropën… sepse ka pasur situatë shumë të vështirë me Amerikën. Ai do me relativizu situatën, e thotë unë jam mirë me Evropën dhe e zgjidhi problemin. Evropa nuk mundet me zgjidhe problemin shqiptaro-serb”, ka thënë Krasniqi në “DPT te Fidani”.
Krasniqi ka thënë në nallë të tryezës ku diskutohet për Kosovën, duhet të ulet Amerika.
“Amerika e çon njeriun me autoritet për ta zgjidhur problemin, nuk çon njerëz me u shëtitë hoteleve”, ka thënë ai tutje.
Ish-politikani ka thënë se duhet të pyetet Kurti se përse nuk ka kërkuar ende një të dërguar të posaçëm për dialogun nga Shtëpia e Bardhë.
Po ashtu Krasniqi, ka vlerësuar se sa më shumë që përdoret shprehja “bosnjëzim”, aq më shumë të ngjarë që të imponohet Asociacioni i Komunave Serbe.
“Sa më shumë që përdoret fjala bosnjëzim, aq më afër është me u bë. Ka me u bë asociacioni me të cilin shqiptarët e Kosovës, s’kanë me u pajtu dhe ka me u bo shumë keq. Evropa ka me bë”, ka deklaruar ai.