Florin Krasniqi synon rrëzimin e Gjykatës Speciale: S’do të kursej as para e as mund

Ish deputeti i VV-së, Florin Krasniqi, është zotuar se do të bëjë s’do të lërë guri pa lëviz që ta rrëzojë Gjykatën Speciale.

“Unë nuk kam me kursy as pare, as kohë, as autoritetin, për me kalu një rezolutë në kongres të Amerikës kundër kësaj gjykate”, tha ai te “DPT te Fidani”.

Sipas tij, për kalimin e një rezolute duhet të lobohet për rrëzimin e Gjykatës Speciale

“Shumica e njerëzve në kongres janë avokatë me profesion dhe atyre me ua shpjegu sa e padrejtë është kjo gjykatë dhe e kuptojnë se janë avokatë, edhe me i bind që është gabim, është një gjykatë e padrejtë në disa nivele dhe unë mendoj që me një lobim të mirëfilltë të të gjithë shqiptarëe në kongres mundet me kalu një rezolutë”, tha Krasniqi.
Ai tha se është i gatshëm të pranojë humbjen “por jo të mos bëjë asgjë”.

“S’kam me lënë asnjë guri pa lujt”, deklaroi ai. /GazetaExpress/