




Pas deputetes Jeta Statovci, edhe Haxhi Avdyli nga “Guxo”, ka dalë kundër vendimit të qeverisë për mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit që kanë grevuar për pesë javë.
Ai tha se pajtohet që duhet të kryhen pagesat e pagave të mësimdhënësve.





“Edhe unë si deputet i Kuvendit të Kosovës nga Partia Guxo , pjesë e grupit parlamentar të VV- së, pajtohem me konstatimin e koleges Jeta Statovci që duhet të kryhen pagesat e pagave të mësimdhënësve grevist.”
Avdyli tha se greva ka pasur prapavijë politike.
“Greva shihet që ka pasur prapavijë politike, ku udheheqësit të SBASHK-ut devijuan tërësisht nga idetë sindikale. Por përkundër kesaj prapë mendoj që pagat duhet të paguhen.”
Ai tha se “gjatë vitit shkollor duhet të shikohet mundësia e zëvendësimit të orëve të humbura për aq sa ka mundësi”.