Çka i tha Hashim Thaçi? Mavraj: E kish marrë malli shumë, ma ka thirrë emrin prej larg

Gazetari Muhamet Mavraj tha se në vizitën e tij në Hagë më së shumti ka qëndruar me ish-presidentin Hashim Thaçi. Mavraj tha se Thaçin e kishte marrë malli shumë.

I pyetur në “Frontal” në T7 se çka bisedoi me ish-presidentin Hashim Thaçi, Mavraj tha: “E kish marrë malli shumë, është i vetmi që ma ka thirrë emrin shumë larg t’u ardhë atje te dhoma e vizitave qysh thërrasin në katun kue t’i shkon dikujt edhe njëjtë ju përgjigja i thash bujrum këtu jam. Tha që është duke iu shmang lajmeve ditore”.

I pyetur se ish-krerët e UÇK-së a lexojnë gazeta në Hagë, Mavraj tha se i kanë 2-3 kanale të Kosovës dhe një gazetë që e lexojnë të nesërmen.

“Kanë mundësi, janë 2-3 televizone të Kosovës, disa kanale të Shqipërisë, ka kanale ndërkombëtare, kanë të drejtë një gazetë me lexu të Kosovës, por me një ditë vonesë edhe dy gazeta ndërkombëtare “Nju York Times e kanë zgjedhë ata, prej vendoreve është “Epoka e Re” dhe një tjetër se dita cila është”, tha Mavraj, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se ish-krerët e UÇK-së janë në gjendje shumë të mirë.