Keni dëgjuar ndonjëherë për hirrë? Ndoshta emrin nuk e ka aq të bukur sa ç?ka vlerat kurative që mbart aq sa njerëzit e krahasojnë me vetë qumështin e gjirit.
Hirra është një lëng i cili përftohet pasi është bërë djathi. Për të bërë 1 kilogram djathë na duhen 10 litra qumësht, ku 9 prej të cilave janë hirrë.
Për të nxjerrë më të mirën nga kjo pije, ekspertët këshillojnë që të pini maksimalisht gjysmë deri në një litër hirrë në ditë dhe nëse doni maksimumin e efektit atëherë përdorni hirrën e qumështit të dhisë.
Pionieri i kërkimeve për sistemin imunitar, Élie Metchnikoff, njëkohësisht fitues i çmimit Nobel në Psikologji e Mjekësi më 1908, e ka vlerësuar së tepërmi futjen në dietën e përditshme të hirrës.
I quajtur ndryshe ?Babai i imunitetit mes natyrales?, Metchnikoff ka thënë se hirra ka një efekt të pakrahasueshëm në sistemin gastrik. Jetëgjatësia dhe mosprekja e banorëve të Kaukazit nga turb. erkulozi dhe tum. oret, i atribuohen pikërisht konsumimit të hirrës nga kjo popullsi.
Hirra përmban 16 lloje proteinash, tetë minerale, vitamina kryesisht ato të grupit B, aminoacide, enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme.
Pastron Veshkat
Hirra bën një punë të shkëlqyer duke pastruar veshkat, madje në disa raste duke shkrirë edhe gu rët në to, nuk është rastësi pse doktorët e rekomandojnë masivisht konsumin e hirrës tek pacientët e sëm. urë me veshka.
Largon hel. met nga mëlçia
Mëlçia është një organ i shkëlqyer, i vetmi në trup e njeriut që ka fuqinë e rigjenerimit. Ky organ kryen një sërë funksionesh të rëndësishme në trup, për ta mbajtur atë të shëndetshëm. Studime të ndryshme kanë treguar se përbërësit e nxjerrë nga hirra, sidomos proteinat e hirrës, kanë veti mikro. biale dhe antivi rale, forcojnë sistemin imunitar, mund të mbrojnë nga sëm. undjet kardiova skulare dhe rrisin performancën e aktivitetit fizik.
Kjo pije e varfër në pamje por jo në përmbajtje ka beta-laktogobulinë e cila furnizon organizmin me amino-thartirat BCAA, të cilat ndihmojnë te sëm. undjet e avancuara të mëlçisë, të sëm. urëve nga të thatit u mundëson që të bëjnë jetë më gjatë dhe më cilësore. Hirra nuk ka asnjë arsye që të mos jetë kryepija juaj e verës.
Tonifikon muskujt dhe ka efekt dobësues
Hirra rekomandohet gjithashtu për rënien në peshë duke qenë se proteinat e saj ndihmojnë për t?u dobësuar dhe rritur masën muskulore. Përveç kësaj, ajo ju jep ndjesinë e ngopjes duke ndikuar tek nivelet e hor. moneve që ulin oreksin.
Ndërsa atyre që u pëlqen sporti, në vend të kok rrave energjike që marrin, mund të përdorin pikërisht këtë pije, pasi fakti që ajo përmban shumë proteina i jep energji muskujve dhe gjithë trupit.
Forcon ko ckat dhe pengon osteoporozën
Sigurisht që hirra nuk ka as yndyrën që ka qumështi dhe është zëvendësues i mirë i tij për sa i përket vlerave ushqimore.
Nga studimet rezulton se hirra përman 16 lloje proteinash, tetë minerale, vitamina krysisht ato të grupit B, aminoacide, enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme dhe është pikërisht kjo përmbajtje që e ka bërë të krahasueshme me qumështin e gjirit.
Pija magjike ndihmon edhe në periudhën e prekjes së femrave nga osteoporoza pasi furnizon ko ckat me ushqim.
Rregullon yndyrën e tepërt në gj. ak.
Hirra u rekomandohet njerëzve të cilët kanë probleme me yndyrën e tepërt në gjak. Pas vetëm disa javëve të konsumimit të rregullt do të shihni efektet të mrekullueshme.
Largon str. esin.
Hirra nxit prodhimin e serotoninës, hor. moni lumturisë, dhe kështu zvogëlon ndjenjën e str. esit.
Përgatitja:
Zjeni një litër qumësht, e kur të jetë në vlim e sipër hidhini një pikë limon që të pritet. Lëreni të ftohet dhe ndani veç lëngun e tejdukshëm që ngjitet sipër, pra hirrën.
Hidheni në një shishe qelqi e konsumoheni fillimisht nga një gotë në ditë. Pjesa që mbetet si salcë vlen po aq sa lëngu. Një lugë e saj po të tretet në ujë dhe të konsumohet jep të njëjtin efekt pozitiv në organizëm./thenieperjeten.info