Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit për hapjen e gazsjellësit Greqi-Bullgari në Sofje.
Përpara se të mbërrite në samit, ai ka ndarë në Instagram një foto ku shfaqet në avion duke ngrënë mëngjes.
“Rrugës për në Bullgari, në një takim të rëndësishëm për Serbinë. Meqë ra fjala, mendoj se jam i vetmi në botë që ha për mëngjes panine dhe haribo”, shkruan Vuçiç.
Ndërkohë, në hapjen e gazsjellësit morën pjesë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, kryeministri i Greqisë, Krijakos Mitsotakis, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kryeministri i Rumania, Nicolae Čuka dhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Ndërlidhësi i gazit Greqi-Bullgari (projekti IGB) lidh rrjetin grek të transmetimit të gazit natyror pranë qytetit të Komotinisë me rrjetin bullgar të transmetimit pranë qytetit Stara Zagora.
Zbatimi i atij projekti synon të sigurojë diversifikim jo vetëm të rrugëve, por edhe të burimeve të gazit natyror për Bullgarinë dhe rajonin më të gjerë.