




Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i është gëzuar lajmit për fillimin e mësimit, pas grevës 1 mujore.
Por, Krasniqi është i shqetësuar për modelin qeverisës që po instalohet.
Jam shumë i lumtur që fëmijët po kthehen nesër në bankat e shkollës. Mirëpo, jam edhe i shqetësuar për modelin qeverisës që po instalohet. Në kohën kur nxënësit do të shkojnë kokëlartë në shkollë, Qeveria e Kosovës, përmes sulmeve të shumta, për herë të parë bëri që mësimdhënësit të fillojnë vitin shkollor kokulur, të fyer e të lënduar”, ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi ka kërkuar që kërkesat e mësimdhënësve me apo pa grevë, të adresohen dhe plotësohen sa më shpejt.





“E megjithatë, duhet ta rikujtojmë se, përtej propagandës, mësimdhënësit mbeten një ndër kategoritë më të respektuara të shoqërisë sonë. Por, ata meritojnë edhe trajtim të drejtë që e ruan dinjitetin e tyre. Prandaj, kërkesat e tyre, me apo pa grevë, duhet të adresohen dhe të plotësohen sa më shpejt”, ka shkruar tutje i pari i PDK-së.