Biznesmeni Ramiz Kelmendi ishte i ftuar në emisionin “Kendiv”, ku rrëfeu për fëmijërinë e tij, familjen dhe rrugën deri në ditët e sotme. Ai u ndal edhe tek premtimet publike, njëri prej të cilëve lidhet me pagën në Kosovë që do të duhej për çdo punëtor të ishte mbi 700 euro. Për këtë deklaratë, reagimet e komentuesve në rrjete sociale kanë qenë të shumta.
U pyet edhe për momentet më të vështira në jetën e tij.
Në këtë pjesë, ai deklaroi se një moment i vështirë mund të konsiderohet edhe fakti se në kompaninë e tij mbi 20 punëtorë vuajnë nga sëmundja e kancerit.
Rrëfimin e Kelmendit e gjeni në videon më poshtë.