Hetem Ramadani: Kadri Veseli më shtyri t’ia japë Ramushit 100 mijë marka, ja për çfarë iu deshën

Biznesmeni i njohur kosovar, i cili njihet shumë në popull si një meditues dhe mjek popullor, ka qenë mysafir këtë javë në emisionin Kojshia Show.

Pos hulumtimeve të tij në mjekësinë alternative, ai në këtë emision ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, transmeton Korrespodenti.

Ramadani, në emision foli edhe për takimin e tij të parë me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, madje thotë se në këtë takim, i kishte dhënë atij 100 mijë marka gjermane për nevoja të TMK’së.

HETEM RAMADANI: KADRI VESELI MË SHTYRI T’IA JAPË RAMUSHIT 100 MIJË MARKA, JA PËR ÇFARË IU DESHËN
E diel, 2 Tetor 2022, 18:50

Biznesmeni i njohur kosovar, i cili njihet shumë në popull si një meditues dhe mjek popullor, ka qenë mysafir këtë javë në emisionin Kojshia Show.

Pos hulumtimeve të tij në mjekësinë alternative, ai në këtë emision ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, transmeton Korrespodenti.

Ramadani, në emision foli edhe për takimin e tij të parë me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, madje thotë se në këtë takim, i kishte dhënë atij 100 mijë marka gjermane për nevoja të TMK’së.

“Ramushin, herën e parë fizikisht e kam takuar kur kam ardhur në Kosovë pas nëntë vitesh. Kam shku me e taku Agim Çekun që ishte shef i TMK-së, Ramushi ishte zëvendës. Me çon KADRI Veseli me iu ndihmua për me u vesh ajo gardës s’kishin lekë, erdh Ramushi në zyre. Një djalë shumë i shkathët, shumë inteligjent, filloi me negociu për lekë, se unë shkova për 50 mijë marka dhe ia dhash 100 mijë marka. Aty e kam parë Ramushin, një djalë i shkathët. I thash ku i ke mësua negociatat ti, se unë t’u mëndu se jam profesor i negociatave, doli një njëri që dinte me negociu. Ia kisha dëgjua sigurisht emrin si luftëtar, si komandant, por hera e parë është aty”, tha Ramadani.

Për ta dëgjuar deklaratën e tij të plotë për këtë takim me ish-kryeministrin Haradinaj, ndiqeni minutën e 17 të emisionit.