Red Bull është duke u akuzuar për shpenzime të tepërta gjatë kampionatit botëror F1 2021, gjë që mund të rezultojë edhe në shpalljen kampion të Lewis Hamilton.
Max Verstappen mund të përfundojë kampionatin e tij të dytë botëror të pilotëve këtë fundjavë, nëse gjithçka shkon sipas planit, në Çmimin e Madh të Singaporit, me pesë gara të tjera që mbeten deri në fund.
Pavarësisht nëse do të ndodhë këtë fundjavë ose në të ardhshmin, është pothuajse e sigurt që holandezi do të bëhet një kampion bote dy herë dhe ai do ta bëjë atë në një mënyrë shumë të ndryshme nga e para.
Fireworks go off as Verstappen crosses the line in Abu Dhabi to become world champion. Image: PA Images
Vitin e kaluar, piloti i Red Bull nuk u konfirmua si fitues deri në xhiron e fundit të garës së fundit të sezonit, pas një përfundimi të diskutueshëm në luftën e tij gjatë sezonit me Hamilton.
Formula 1 ka konfirmuar që atëherë se vendimet që çuan në fitoren e Verstappen ishin “gabim njerëzor” dhe tani një lloj tjetër gabimi mund të shohë që titulli t’i shkojë pilotit të Mercedesit.
Gazeta gjermane “Auto Motor und Sport” dhe gazeta italiane “Gazzetta dello Sport” kanë raportuar se Red Bull janë në një shkelje ‘materiale’ të kufirit buxhetor të sezonit të kaluar, me pretendimet që Aston Martin kishte një shkelje ‘të vogël’.
Verstappen was crowned Formula One world champion after winning the Abu Dhabi Grand Prix (Image credit: Alamy)
Kufiri prej 145 milionë dollarësh u soll për herë të parë vitin e kaluar dhe llogaritë u dorëzuan nga ekipet në FIA, e cila do të zbulojë të mërkurën nëse ndonjë nga ekipet ka thyer rregullat.
Një ‘shkelje materiale’ e kufirit buxhetor mund të sjellë një dënim deri në përjashtimin nga kampionati, që do të thotë se të gjitha pikët e Red Bullit do të hiqen. /Telegrafi/