Ka një javë që nuk e ka parë vajzën e tij. Salih Berisha e raportoi të bijën E.B si të zhdukur në polici, pasi që ajo doli nga shtëpia me mikene saj L.N. e s’u kthyen më.
Por pas krejt ankthit që Berisha së bashku me familjen e përjetuan, disa orë me parë morën lajmin se e bija e tyre është gjetur.
Edhe pse dy vajzat nga fshati Qyshk e Treboviq, u lajmëruan në polici, ato nuk pranuan të kthehen në shtëpitë e tyre.
Por, ani pse vajza nuk iu rikthye, për Berishën mjafton fakti se ajo u gjet e gjallë.
Me këtë rast është interesuar edhe përfaqësuesi i lagjes, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha.
Berisha thotë se gjatë natës së mbrëmshme kishte arritur ti takojë të dy vajzat në polici.
Në anën tjetër, nga Prokuroria Themelore në Pejë thanë se ende po vazhdojnë hetimet lidhur me këtë rast.
Sipas raportimit në Polici nga të afërmit, vajzat kishin lënë shtëpinë e tyre me 23 shtator në orët e hershme të mëngjesit.