Gruan dhe vajzën e tij e kemi parë, por rrallëherë pjesën tjetër të familjes së tij.
Albin Kurti e ka kaluar një pjesë të fëmijërisë së tij në fshatin fshatin Sukobinë të Ulqinit në Mal të Zi, prej nga e ka prejardhjen familja e tij. Ai lindi më 24 mars 1975 në Prishtinë.
Zaim dhe Arife Kurti, prindërit e ish-kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit rrallëherë që janë paraqitur nëpër medie.
Nëna e Albin Kurtit, Arife Kurti është ligjeruese në Universitetin e Prishtinës, me profesion është inxhiniere e ndërtimtarisë, ndërsa babai i tij është inxhinier i makinerisë në pension.
Kryeministri Kurti ka gjithashtu edhe dy vëllezër, ata quhen Arianit dhe Taulant.