Ish-deputeti, Milaim Zeka, njihet për mendimin e tij të lirë e pa komplekse. Ai ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, nga moderatorja Ester Bylyku.
Ndër të tjera ai bëri një deklaratë të çuditshme për vajzat e Kosovës, për të cilat fillimisht theksoi se janë shumë të bukura dhe kanë stil në veshje.
“Femrat e Kosovës janë super të bukura, vishen bukur, por zërin 50% e kanë si të meshkujve. Po të jem në shtrat me një femër dhe të flasi si mashkull, është goxha problem për mua”, ka thënë gazetari Milaim Zeka në emisionin “Glamour Zone”.