Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi mbrëmë luajti për 90 minuta në disfatën e Mallorcas kundër Barcelonës me rezultat 0-1. Ai pas ndeshjes mori dhuratë fanellën e mesfushorit të katalunasve, Sergio Busquets, transmeton Gazeta Metro.
Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e Mallorcas në Twitter shihet se Busquets përshëndetet me ‘Piratin’ në tunel dhe spanjolli ia dorëzon fanellën.
Muriqi po kalon momente të mira në skuadrën spanjolle. Ai nga shtatë ndeshje të zhvilluara këtë sezon ka shënuar tre gola dhe është golashënuesi më i mirë i klubit.
Sulmuesi prizrenas edhe me Kosovën në ndeshjet e Ligës së Kombeve arriti të tregoi paraqitje mjaft të mira, duke konfirmuar kështu formën e mirë që po kalon.
Ai shënoi golin e vetëm të ‘Dardanëve’ në humbjen 2-1 kundër Irlandës së Veriut, kurse realizo dy të tjerë përballë Qipros në ‘Fadil Vokrri’. /gazetametro.net