Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për „Zërin e Amerikës“ ka deklaruar se propozimi i tij për këmbim të territoreve nuk është pranuar nga askush në bashkësinë ndërkombëtare. Ai ka zbuluar skenarët që i ka folur në Washington.Vuçiq ka thënë se „ju e dini çfarë kam ofruar kohë më parë, por askush në botë nuk e deshti këtë, as shqiptarët nuk e deshtën…“.Madje Vuçiq, në kontekst të kësaj, ka thënë se shërbime të ndryshme sekrete të botës kanë gjetur në Serbi politikanë që po punojnë për interesa të huaja.
Vuçiq ka thënë se pozicioni i Amerikës është diçka më ndryshe.„Pozicioni i tyre (Amerikës), është diçka më ndryshe. Gjermania ka pasur një qëndrim të vecantë – nuk ka këmbim territoresh, por nuk duam të flasim se cili do të jetë rezultati përfundimtar sepse kjo serbëve do t’u tingëllonte sikur të shembej toka nën këmbë dhe ata në këtë mënyrë vetë do të donin të largoheshin nga negociatat diçka që nuk e duam ne. Amerikanët kanë qenë më të hapur, ata kanë thënë se neve nuk ka intereson se cila është marrëveshja edhe pse nuk jemi të lumtur me idenë e Vuçiqit sepse ne e kemi njohur Kosovën në këta kufij dhe do të donim, e thonë këtë edhe sot hapur, që të ketë njohje reciproke. Sepse ata, atë që kanë dashur ta arrijnë e kanë arritur në vitin 2008” ka thënë Vuçiq.Për këtë kam ofruar zgjidhje kompromisi dhe nuk është në pyetje vetëm shkëmbimi I territoreve por kemi folur edhe për atë që ka ndodhur, siç kanë shkuar gjërat, doktrina Hallsteine, dy Gjermanitë dhe modalitete tjera, koncepte nëpër të cilat kemi kaluar në biseda joformale” ka thënë Presidenti serb.