Këngëtari ka zbuluar detaje nga mbrëmjet muzikore.
Meda u pyet lidhur me pagesën më të lartë që ka marrë ndonjëherë.
Ai nuk hezitoi të përgjigjej derisa tregoi se shifra më e madhe ka qenë 30 mijë dollarë.
“Bakshishi më i madh që kemi marrë brenda një nate ka qenë në Australi, së bashku me muzikantët e mi kemi qenë për Pavarësi por nuk po e di vitin. 30 mijë dollar i kemi marrë, ndërsa këngëtar kam qenë vetëm unë. Është kujtim i paharrueshëm”, tha Meda për Klan Kosova.
Ndryshe, së fundi këngëtari po shpreh pakënaqësitë e tij lidhur me mos-mbajtjen e dasmave dhe ahengjeve këtë vit si pasojë e pandemisë COVID-19.
Megjithatë, masat e reja nga Qeveria së fundi bënë të ditur se dasmat janë anuluar nuk dihet se çka do të ndodh në javët e ardhshme.