




Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se me ish presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Bamir Topi dhe ish kryeministrin Pandeli Majko kanë vizituar ish krerët e UÇK-së.
Ai tha se qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së “që tani po mbahen pafajësisht në paraburgim”.





“Sot së bashku me tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko, vizituam në Hagë ish-drejtuesit e UÇK-së. Qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së që tani po mbahen pafajsisht në paraburgim dhe mbështetjes se tyre në përballjen me padrejtësine që po u bëhet”, ka shkruar Pacolli.