




Isuf Muhaxheri nga Kaçaniku, ka disa vjet që jeton i vetë, pasi që i vdiq gruaja dhe tani ka mbetur i vetëm duke kryer punët e shtëpisë.
Muhaxheri kishte 16 fëmijë, e prej tyre 8 i kanë vdekur.
Ai tregon për momentet e mira që kishte pasur me bashkëshorten tashmë të ndjerë.





“Gruaja më ka thanë ti je kanë marak me i ba dy gra, e unë i thosha, se pare kisha, me kanë marak menjëherë martona, po s’du me të shkel. Fëmijët mi ka këqyr shumë”, thotë Muhaxheri.
Ai tregon se kishte 8 vajza e 8 djem, ndërsa tani i vetëm i duhet ta pastroj shtëpinë.
Kjo sigurisht për të duhet të jetë e vështirë.
“Unë jam kanë zotëri njeri, tash me fshi… S’kam ditë, prej zorit po duhet mu mësu. E fshij krejt”, thotë ai.
Ndërsa tani po kërkon grua.