




Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar për raportimet se në Kosovë, metra e drurit ka arritur deri në 100 euro, shkruan Gazeta Metro.
Selmanaj me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Kosova ka mbetur pa institucione që kujdesen për qytetarët e vet.





“E në vend të kësaj këta kanë zgjedhë të tallen me ne, jo hiqni prej rryme lojërat e fëmijëve, jo izoloni shtëpitë, jo lahuni nga dy persona”, ka shkruar ai.
Një metër dru në Prishtinë është duke u shitur nga 70 deri në 100 euro.
Aktualisht në Kosovë çmimet janë duke shkuar nga 80 deri në 100 euro për një metër dru.