




Bora Zemani do jetë e ftuar në sezonin e ri të “Më lër të flas”. Sot vëllezërit Veshaj kanë publikuar promon e emisionit që nis më 1 tetor dhe kanë zbuluar se Bora është e ftuar.
Për herë të parë Donaldi e Bora do të tregojnë historinë e njohjes së tyre dhe ribashkimin.





“Më shumë ziheshim sesa loznim, më shumë ziheshim sesa flisnim. Një fjalë të mirë nuk ja thonim njëri-tjetrit”, tregon Donaldi.
Të pyetur nga Romeo sesi e rregulluan marrëdhënien Donaldi tregon se i shkroi ai i pari. Por më shumë na mbetet të zbulojmë më 1 tetor.