Gjatë ditës së djeshme, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në një konferencë urgjente për media, kërkoi që të ndalet greva.
Ai deklaroi se i mbështet kërkesat e SBAShK-ut, për paga të dinjitetshme, por që sipas tij, greva duhet të ndërpritet për hir të misionit që kjo kategori ka.
“Thërras SBASHK-un që ta ndërpresin grevën dhe nesër fëmijët tanë t’i kthehen bankave shkollore, aty ku e kanë vendin”, kishte deklaruar Tërnava.
Këtë thirrje, Sindikata e Arsimit thonë se BIK-u është dashtë ta drejtojë tek Qeveria, e jo tek të tjerët.
“Ne e respektojmë vullnetin e të gjithë njerëzve, por sugjerimi i BIK-ut është dashtë me iu drejtu qeverisë e jo mësimdhënësve, për me ndalë grevën. Ne nuk dëshirojmë t’i dëgjojmë thirrjet fetare për tu kthyer në procesin mësimor”, tha kryetari i Këshillit Grevistë, Rashit Kushaj në një prononcim për gazetën Nacionale.