Nipi i Ramush Haradinajt, Luan Haradinajt, është diplomuar si Oficer i Inteligjencës Ushtarake në SHBA.
Lajmi është bërë me dije nga vetë Haradinaj, i cili shkruan se djali i vëllait të ndjerë, Shkëlzenit, ka bërë krenar të gjithë kombin.
“Luani i ri sot diplomoi në MIBOLC, kursi bazik për Oficer të Inteligjencës Ushtarake në SHBA. Ai na bënë krenarë të gjithëve, Shkelzenin dhe gjithë kombin. Nderime Atdheut, Luan”, shkruan Haradinaj.