Nga Prof.Dr. Pirro Prifti
Dje me keqardhje gjatë një bisede me një nga studentët e mi mora vesh se do të largohej nga Shqipëria. Përse? E pyeta unë.
-Por për një rrogë më të madhe, jetë më të mirë.
Po mirë i thashë unë , kush do të kujdeset për babanë, nënën, familjen pasi do të ikësh ti?
Ai buzëqeshi dhe tha:… do bëjnë si do bëjnë unë do ti ndihmoj…. Unë këmbëngula, por a e di ti se rroga aty nuk është aq e madhe sa thuhet dhe se do të punosh çdo ditë me orar të zgjatur, madje mund edhe të trajtoheni si qytetarë të dorës së dytë por varet se në cilin vënd do të shkoni. -Në Gjermani. Nuk arrita t`ja mbush mëndjen.
Problemet e largimit të të rinjve sidomos atyre me shkollë të lartë nga Shqipëria janë dramatike për vëndin tonë. Vetëm Rumania mund të na e marrë në Europë për largimet nga vëndi përkatës, duke përjashtuar largimet që kanë dalë nga lufta në Ukrainë.
Dihet se sistemet e demokracisë liberale Europiano perëndimore si dhe ato të SHBA, Angli, Australi dhe Kanada, kanë përdorur strategjinë e Globalizmit pra të një bote të unifikuar ku njeriu mund të shkojë kudo për të punuar e jetuar konform të drejtave dhe lirive të njeriut, pra çdo njeri ka të drejtë të ndërtojë jetën e tij duke menduar se mund të jetë më mirë në një vënd tjetër. Ky opinion ndër shqiptarë është shumë i preferuar dhe çdo vit mund të çvendosen nga Shqipëria rreth 50 mijë njerëz , pa përfshirë ata që kthehen. Kështu Shqipëria por bëhet një vënd me njerëz të moshës së Tretë dhe sot në 2022 ky kontigjent është mbi 620.000 njerëz apo ¼ e gjithë popullsisë së vëndit tonë.
Shkqet e largimit të rinisë kryesisht, largim i cili është më i dëmshmi për vëndin, janë largimet e të rinjve e sidomos të rinjve që mbarojnë shkollën e lartë. Por përse ata largohen?
Dihet se përse, por mund ti rreshtojmë se shkaqet më të zakonshme janë:
Rrogat e vogla në Shqipëri
Kushtet e jetesës minimale sidomos në zonat rurale,
Mungesa e interesimit nga shteti për të punësuar të rinjtë e talentuar në vnëdet ku ata mund të japin më shumë,
Mungesa e një Programi për realizimin e kontratave të punës ku të përfshihet jo vetëm rroga por edhe banesa, kopshti, apo çerdhja, lëvizja me makinë për personin që do të punësohet jashtë vëndit ku banon, kjo e vlefshme për Bashkite e të gjithë vëndit
Mungesa e perspektivës në zonat rurale gjë që e cila ka shkaktuar lëvizje massive jo vetëm jashtë vendit por edhe brënda vëndit
Mungesa e një stabiliteti politik ku përplasjet politike reflektohen tek të rinjtë si një pasiguri për jetën dhe ë ardhmen e tyre
Korrupsioni i lartë gjë që ka shkaktuar një Sistem shëndetësor public të dobët ku pacientët nuk marrin kujdes të mjaftueshëm shëndetësor e për pasojë duhet të paguajnë nën dorë shuma të mëdha për medikamente, shtrime në spital, etj
Probleme të Arsimit kryeisht të lartë dhe profesional ku Programet dhe Kurrikulat nuk janë të njëjta me ato të BE gjë që shkaktojnë uljen e cilësisë së mësim dhënies dhe praktikave në Universitete,
Problemet janë të shumta gjë që reflektojnë vendimmarrjen për largim nga vëndi të rinisë tonë.
Sigurisht problemet e shumta në Shqipëri thellohen edhe më kur rinia sheh se shumica e të pasurve shqiptarë, shumica e politikanëve të majmur me rroga e pagesa dhe korrupsion, dërgojnë fëmijët e tyre jashtë shtetit duke dhënë shembullin më të keq që mund të japë një politikan shqiptar por dhe një i pasur shqiptar.
Një problem madhor është edhe reklamat dhe promovimet që po bëjnë shoqatat e huaja kryesisht gjermane, italiane etj për të thithur në tregun e tyre të punës, punëtorë shqiptarë të kualifikuar ose jo, dhe kjo propagandë bëhet në tv private dhe publike shqiptare, gjë që tregon se shteti ynë nuk po e bën prioritet shqetësimin e largimit të të rinjve nga vendi.
Një aspekt tjetër negativ është edhe problem se shteti shqiptar nuk interesohet për të rinjtë e atdheut që po largohen, është se të diplomuarit nga universitetet publike janë diplomuar me paratë e taksapaguesve tanë për pedagogët, laboratorët (ato që janë), godinat e universiteteve, etj.
Kjo është një arsye e fortë që institucionet e huaja dhe shoqatat e huaja që marrin të rinjtë tanë të diplomuar duhet të realizojnë një kontratë me shtetin shqiptar për këta të diplomuar, kontratë e cila duhet të ketë disa pika , midis të cilave edhe këto insitucione të huaja duhet të paguajnë shtetin shqiptar një taksë për të diplomuarit që kanë marrë për në vëndin e tyre.
Të rinjtë e tjerë të diplomuar në universitete private apo të padiplomuar që largohen nga vëndi ynë gjithashtu për një jetë `më të mirë` (të cilën do ta shohin se sa e mirë do të jetë jeta në një vënd të huaj ku do të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë), janë një kontigjent i cili do të vuajë më tepër madje një pjesë e tyre do të përfshihet nga puna e zezë, ashtu sic po ndodh edhe sot, sepse siç tha dikur Tereza May ( ish minister e brëndëshme në Angli), se “% e shqiptarëve të burgosur në Angli për njësi popullate e emigruar është nga më të lartat se popullatat e tjera të emigruara në Angli`….. ; po kështu edhe në vëndet e tjera. Atëhere del pyetja drejtuar shtetit shqiptar, a duhet bërë një Program i posaçëm për të rinjtë shqiptarë që të mos largohen nga vëndi? A mundet që Opozita, mediat private të mos nxisin apo të mos stimulojnë me debatet e tyre kundër qeverisë, e të mos krijojë ambjentin negative dhe depresiv për të rinjtë shqiptarë, por përkundrazi, të marrë dhe ato masa për të ndihmuar vëndin që rinia të mos largohet?
Shohim përditë lajme tmerruese për të rinjtë se çpo ndodh në vëndin tonë, dhe sigurisht këto lajme jo të gjitha të vëreta, ndikojnë për keq dhe të rinjtë dun të largohen nga sytë këmbët nga vëndi i tyre që është ndotur e tymosur, droguar, nga individë irracionale, për politikanë që duhej të ishin futur 7 pashë nën dhe për krimet e tyre, për drejtues gazetash e tv që paguhen nga i paudhi të cilën nuk e duan Shqipërinë dhe që `për një plesht duan të djegin Shqipërinë` me inatin e mllefin e tyre paranojak, apo si anal-istë si Lubonja me shokë që veç vjellin vrer dhe fërkojnë duart se në Shqipëri jo çdo gjë shkon mirë, por kjo direkt edhe për fajin e tyre.
Jo.
Shqipëria nuk është siç e përshkruan syri tv, gazeta telegraf, e ndonjë tjetër, nuk është siç thotë i `nongratta` i cili do të ri-krijoje` komitetet e shpëtimit` sin ë `97., nuk është Shqipëria, siç thonë Dinpakët dhe ish bashkëpuntorët e sigurimit, të cilët për të shpëtuar vehten e tyre po e çojnë Shqipërinë në qorrsokak.
E po Rinia shqiptare nuk u a ka borxh grindjet dhe konfliktet e vjetra. Rinia shqiptare nuk duhet të largohet nga Shqipëria nga atdheu, nga familjet e tyre. Ato duhet të rrinë këtu që të punojme e të përmirsojmë kushtet dhe të stabilizojmë një demokraci të pranueshme për të gjithë.