Partia në pushtet Vetëvendosje, bashkë me kryeministrin Albin Kurti kanë arritur ta përçajnë Sindikatën e Bashkuar të Arsimit në Kosovë.
Ka deklaruar kështu, komentatori politik Fidan Rama në Politiko.
Sipas tij, kryeministri pavarësisht tentimit të tij për dialog social me këtë organizatë sindikale, e ka mbyllur debatin për këtë çeshtje.
“Kurti e ka mbyllur debatin me SBASHK-un. SBASHK-u është thy. Vetëvendosje, kryeministri Kurti ka arritur ta thej organizatën më të madhe të sindikalismit në Kosovë. Kur fillon rrezikimi i demokracisë, fillon prej sot e nesër, për çdo ditë ka shkolla që po e fillojnë mësimin”, tha Rama.