Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se, nuk duhet ngriten lartë shpresat për liberalizimin e vizave, edhe pse sipas saj, Kosova ka bërë punën e vet.
Osmani tha se ka marrë konfirmim edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron për mbështetje, por sipas saj, duhet të jemi të kujdesshëm.
“Vendimi për liberalizim të vizave është te duart e shteteve anëtare veç e veç”, tha Osmani në një intervistë, për RTV21.
Osmani tha Serbia vazhdon me një proces korruptiv dhe ilegal të ç’njohjeve.
“Serbia vazhdon me një proces korruptivë dhe ilegal që ata quajnë proces të çnjohjeve, ata e kanë bërë edhe sa ka qenë në fuqi marrëveshja e Washingtonit”, tha ndër tjera Osmani
Sipas Osmanit, Kosova ka hapur shumë dyer dhe ka hapur kontakte me shtetet jo njohëse.
Presidentja Osmani foli edhe për takimin që pati me Presidentin e SHBA-së, Biden.
Ajo tha se Biden përsëri shprehi përkushtimin dhe mbështetjen e tij për Kosovën.
“Kisha rast te bisedoje me presidentin Biden, dhe natyrisht ai e shprehu përkushtimin dhe mbështetjen e madhe për Kosovën, mbështetje qe ka ekzistuar që nga vitet e 90-ta”, tha Osmani.
Osmani foli edhe për marrëveshjen Beograd-Moskë, që sipas saj kjo është dëshmi që Serbia nuk është pro rrugës për BE.
“Me nënshkrimin e marrëveshjes Beograd-Moskë, u dëshmua se Serbia nuk shkon rrugës pro BE-së dhe u dëshmua se i shërben vetëm Putinit”, tha Osmani ndër tjera.
Ajo tha ka përpjekje intensive që dialogu me Serbinë të fokusohet në një marrëveshje finale.
“Ka përpjekje intensive që dialogu me Serbinë të fokusohet në një marrëveshje finale dhe kjo besohet që është në të mirë të procesit”, tha Osmani.
Osmani komentoi edhe grevën në arsim, duke thënë se “Dëmi që po iu bëhet fëmijëve është i jashtëzakonshëm, i pariparueshëm”.
Osmani bëri thirrje që të hapen shkollat, sepse nxënësit janë dëmtuar shumë. Sipas saj, greva është drejtë ligjore, “por e drejta ligjore nuk është mbi të drejtën kushtetuese, e drejta në arsim është e drejt kushtetuese”.