




Aktivisti dhe ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Rron Gjinovci ka thënë se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ishte ai që i kishte mësuar atij se si presidentët amerikanë kanë përkrahur kompanitë private në kohëra krize në mënyrë të padrejtë.
Ai ka thënë se këto mësime nga Kurti sa ishte si aktivist, i kanë formësuar atij bindjet e majta politike, por sipas tij, Kurti e ka bërë të kundërtën kur ka ardhur në pushtet me rastin e KEDS-it.
Gjinovci ka thënë se ky dimër mund të jetë fatal për Kosovën nga aspekti energjetik, ndërkohë që e ka kritikuar menaxhimin e kësaj krize edhe gjatë dimrit të kaluar.
“Nuk mundemi me I futë paratë në rrugë, se duhet me pritë çka bëhet me energji këtë dimër. Ky dimër mundet me qenë fatal për neve. Kjo qeveri e ka menaxhu në mënyrë katastrofale energjinë në vitin e kaluar”, ka thënë ai në Pressing tëT7.





Gjinovci ka kujtuar mësimet që e marra nga Kurti kur ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ideologjikisht Albin Kurti ma ka mësu mua në VV, duke na lëshu dokumnetare se si presidentët amerikanë në kohëra kriza i ka dhënë paratë kompanive private për me mbijetu ato dhe me vazhdu aktivitetin ekonomik jofer. Kështu ma kanë mësu mua se si duhet të mendojë një njeri i majtë”, ka thënë ai.
Por e kundërta ka ndodhur, sipas tij, kur Kurti ka ardhur në pushtet.
“Saktësisht e ka bërë Albin Kurtin me KEDS-in, e ka mbështetë, duke thënë që neve po na kërcënon puna e energjisë elektrike. A ju kujtohet kur qeveria rrejke që kompania ka ngarkesë në rrjet. Nuk ishte puna fare në rrjet. Dul rrejti qeveria, mori një pozicion tepër të çuditshëm, duke e mbrojtë një kompani neoliberale që ka dështu në detyrat e saj. U humb shansi për nacionalizimin e KEDS-it”, ka deklaruar ai.