




Fatmir Humolli, deputet i Lëvizjes vetëvendosje nuk e ka përjashtuar asnjë mundësi që ai të largohet nga partia që është në pushtet dhe grupi parlamentar i kësaj partie, raporton Gazeta Blic.
Ai në një prononcim për Gazeta Blic i ka dhënë disa afate qeverisë dhe subjektit politik në të cilin është aktualisht, në të kundërtën do të dal nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Po unë pres që kjo qeveri t`i bëjë 24 muaj pastaj shohim…. në rast se nuk ka zhvillim të Kosovës unë edhe mund të largohem’, ka thënë ai ndër të tjara.





Ai trefon se momentalisht nuk e ka ndërmend të bëjë ndonjë lëvizje vetëm nëse “diçka e madhe ndodh”
“Unë kam treguar se pa u bërë 24 muaj kjo qeveri nuk ka mundësi të jap dorëheqje, vetëm nëse bëhet ndonjë e keqe e madhe, atëherë unë do të vazhdoj rrugën time”, tha Fatmir Humolli.Ai nuk e ka përjashtuar në asnjë moment lëvizjet e tij, por nuk ka treguar nëse do t`i bashkohet ndonjë subjekti politik apo do të qëndroj i pavarur.





“Po, unë në politikë s`kam hy për hatër të kurrkujt, por kam hyrë për interesa të vendimit tim. Nëse lëvizi, nuk kam vendos se a do tët rrij i pavarur apo diku tjetër’, tha ai.Pas raportimit të portalit Syri.net se 11 deputetë do të largohen nga Vetëvendosje, disa prej tyre e kanë demantuar një lajm të tillë.
Deputetja Ardiana Matoshi ka theksuar për Gazeta Blic se kjo nuk është e vërtetë.
“Këto janë rrena. Unë nuk largohem nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha ajo shkurt për Gazeta Blic.