Përderisa greva në arsim vazhdon dhe sindikalistët po akuzohen se po i mbajnë peng fëmijët, gazetari Berat Buzhala ia rikujtoi disa fakte kryeministrit Kurti, shkruan Gazeta Metro.
Berat Buzhala, duke shkruar për grevën në arsim që po vazhdon, rikujton edhe një herë faktin se vajza e kryeministrit Kurti vijon shkollën në Norvegji, ‘derisa fëmijët në Kosovë po mbahen në shtëpi’.
Buzhala shkruan:
Po behet nje muaj prej kur qindra mijera nxenes po mbahen te ngujuar ne shtepite e tyre, sepse kryeministri Kurti e ka shume te rendesishme egon personale.
Gjate kesaj kohe kur femijet ne Kosove po mbahen ne shtepi, çika e kryeministrit po i vijon shkollimet ne Norvegji.
Eshte teper me rendesi te theksohet.
Kryeministri i vendit duhet me kane njani prej nesh. Duhet qe familja e tij me e pase fatin me familjet tona. Duhet me shku te mjeku i njejte, mesuesi i njejte. Duhet me i perjetu reduktimet e rrymes.
Eshte e lehte me bo eksperimente sociale me familje te huaja.