Asensio do të largohet nga Real Madridi, media spanjolle raporton se do të transferohet tek Barça

Marco Asensio mund të kalojë tek skuadra e Barcelonës në verë.

Sipas informacioneve të RAC1, Barcelona ka arritur një paramarrëveshje me sulmuesin e Real Madridit, i cili do të lirohet në verë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai pritet të firmosë një kontratë katërvjeçare. Dëshira e spanjollit për t’u rikthyer si protagonist ishte vendimtare dhe gjasat që ai tk largohet nga Real Madrid janë të mëdha.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona po monitoron situatën dhe kalimi i tij tek Barça në verën e ardhshme është shumë i mundur.